Lajmet

Një problem kritik sigurie në Safari qëndroi 5 vite i fshehtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Qershor 2022
Edhe pse problemet e 2013-ës dhe 2022 janë të njëjtët, mënyra e shfrytëzimit të tyre ndryshonte. Një problem kritik sigurie në Safari qëndroi 5 vite i fshehtë

Një problem sigurie në Apple Safari që është shfrytëzuar nga hakerët në fillim të vitit ishte adresuar në 2013-ën dhe rikthyer në 2016-ën sipas një raporti të ri të Google Project Zero.

Problemi me numër CVE-2022-22620 ka një dobësi në komponentin WebKit që mund të shfrytëzohet për të ekzekutuar kod arbitrar.

Në fillim të muajit Shkurt Apple dërgoi përditësime për Safari në iOS, iPadOS dhe macOS duke pranuar se ishte shfrytëzuar për sulme.

Edhe pse problemet e 2013-ës dhe 2022 janë të njëjtët, mënyra e shfrytëzimit të tyre ndryshonte.

Megjithatë dobësia e sigurisë qëndroi aty për 5 vite përpara se të rregullohej në Janar të 2022. Përditësimet që do të pasonin në vitet në vijim e rihapën atë. Google Project Zero tha se incidenti nuk është unik vetëm për Safari. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dell prezanton një XPS 13 më të hollë dhe një hibrid 2n1