Lajmet

Një problem në Firefox dështon sistemet operative Mac, Linux dhe Windows 10

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Në Windows 10, problemi bëhet edhe më shqetësues sepse bllokon sistemin operativ dhe mënyra e vetme e daljes nga kjo situatë është fikja e kompjuterit. Një problem në Firefox dështon sistemet operative Mac, Linux dhe Windows 10

Një hulumtues sigurie i cili dy javë më parë zbuloi një problem sigurie tek aplikacionet e bazuara në WebKit në iPhone, iPad dhe Mac, evidentoi një tjetër problem me shfletuesit Firefox të cilët në disa raste bënin që sistemi operativ të dështonte.

Problemi i Firefox bënte që macOS dhe sistemet Linux të dështonin menjëherë pasi shfletuesi tregonte dritaren e tij të dështimit.

Në Windows 10, problemi bëhet edhe më shqetësues sepse bllokon sistemin operativ dhe mënyra e vetme e daljes nga kjo situatë është fikja e kompjuterit.

Problemi është ekzistent edhe në versionin më të fundit stabil të Chrome. Sakaq në Android çdo gjë duket se funksionon për mrekulli.

Më 21 Shtator Mozilla publikoi Firefox 62.0.2 me 13 riparime gabimesh një prej tyre në SSL. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>