Lajmet

Një problem sigurie i Zoom vë në rrezik përdoruesit e kompjuterëve Mac

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Gusht 2022
Problemi i sigurisë u zbulua nga hulumtuesi Patrick Wardle dhe ja paraqiti Zoom në Dhjetor të vitit të kaluar. Zoom e adresoi problemin por gjatë procesit paraqiti një problem tjetër. Një problem sigurie i Zoom vë në rrezik përdoruesit e kompjuterëve Mac

Përdoruesit e Zoom në Mac tashmë do të jenë më të sigurtë. Një raport i Ars Technica zbulon se Zoom ka përditësuar softuerin e tij Mac për të adresuar një problem sigurie me të cilin hakerët mund të merrnin kontrollin e sistemeve.

Softueri i video thirrjeve kishte një përditësues automatik i cili jo vetëm që kishte akses në nivelin root, por gjithashtu një sistem për verifikimin e nënshkrimeve që mund të manipulohej thjeshtë duke ndryshuar emërtimin e një pakete.

Një haker kështu mund të detyronte aplikacionin të kalonte në versione më të vjetra duke shfrytëzuar më pas problemet e tyre të sigurisë.

Problemi i sigurisë u zbulua nga hulumtuesi Patrick Wardle dhe ja paraqiti Zoom në Dhjetor të vitit të kaluar. Zoom e adresoi problemin por gjatë procesit paraqiti një problem tjetër.

Zoom e mbylli edhe atë, por Wardle gjeti një tjetër. Themeluesi i Fondacionit Objective-See diskutoi më pas gjetjet e tij në Def-Con javën e kaluar.

Zoom e pranoi duke e adresuar edhe këtë të fundit. Nuk është hera e parë që Zoom kalon momente të vështira me problemet e sigurisë.

Në 2019-ën kompania u detyrua të rregullonte një problem sigurie me web-kamerën. Përdorimi i lartë gjatë pandemisë nxiti një vlerësim të masë të shërbimit dhe praktikave të kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fortnite rikthehet në iOS me ndihmën e Microsoft

Tags >

Zoom