Lajmet

Një problem sigurie në Bluetooth ekspozon vendndodhjen tuaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Korrik 2019
0
Ndërsa problemi i sigurisë nuk ekspozon të dhëna personale, mund të përdoret për ti gjurmuar pajisjet e tjera Bluetooth. Sipas hulumtuesve pajisjet Android nuk janë vulnerabël ndërsa ato Windows 10 dhe iOS po. Një problem sigurie në Bluetooth ekspozon vendndodhjen tuaj

Pajisjet elektronike si FitBit apo të tjera që vinë me çipe Bluetooth mund të kenë ekspozuar vendndodhjen tuaj. Hulumtuesit e Universitetit të Boston zbuluan një problem sigurie të profilit të lartë në disa pajisje Bluetooth.

Palë të treta mund të përcaktojnë vendndodhjen dhe informacione të tjera sensitive përmes këtij problemi sigurie. Në duart e gabuara informacioni mund të abuzohet.

Situata bëhet me shqetësuese nëse kujtojmë se thuajse çdokush sot bart një pajisje Bluetooth me vete. Problemi i sigurisë qëndron tek mënyra sesi pajisje Bluetooth komunikojnë me njëra tjetrën.

Në këtë marrëdhënie, një pajisje shërben si lidhja qendrore dhe tjetra luan rolin periferik. Pajisje periferike dërgon një sinjal i cili përmban një adresë unik, ngjashëm me një adresë IP, dhe të dhëna rreth lidhjes.

Shumica e pajisjeve prodhojnë adresa të rastit e cila rikonfigurohet periodikisht. Kjo është bërë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit por hulumtuesit e BU gjetën se duke përdorur një algoritëm open-source mund të identifikonin lidhjet Bluetooth edhe nëse adresa ndryshohet.

Ndërsa problemi i sigurisë nuk ekspozon të dhëna personale, mund të përdoret për ti gjurmuar pajisjet e tjera Bluetooth. Sipas hulumtuesve pajisjet Android nuk janë vulnerabël ndërsa ato Windows 10 dhe iOS po.

Përdoruesit e FitBit akoma edhe më keq sepse Bluetooth i kësaj pajisje nuk përditëson automatikisht apo krijon rastësisht adresa duke i bërë më të lehta për gjurmim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  11 milion përdorues kanë ndryshuar bateritë e iPhone

Tags >

Bluetooth
Lajmet e fundit>