Lajmet

Një problem sigurie në iOS 12 ekspozon fotot dhe kontaktet tuaja

Oct 17 2018
0 Shpërndarje
Jo vetëm që hakeri në fjalë mund të aksesonte fotot dhe kontaktet por edhe ti dërgojë përmes aplikacionit të mesazheve. Një problem sigurie në iOS 12 ekspozon fotot dhe kontaktet tuaja

Një entuziast i sigurisë ka arritur të zbulojë një problem sigurie në Apple iOS 12 muajin e kaluar tek fjalëkalimi dhe problemi është prezent në iOS 12.0.1 lançuar javën e kaluar.

Një hulumtues amator sigurie nga Spanja zbuloi se mund të aksesonte kontaktet dhe fotot nëse kishte akses fizik në një iPhone.

Problemi i cili duhej të ishte adresuar me iOS 12.0.1, mbetet prezent dhe është më i lehtë për tu ekzekutuar sesa ai i dy javëve të kaluara.

Jo vetëm që hakeri në fjalë mund të aksesonte fotot dhe kontaktet por edhe ti dërgojë përmes aplikacionit të mesazheve.

Videoja e paraqitur mëposhtë demonstron qartë sesi të thyeni fjalëkalimin e iPhone:

Metoda funksionon me çdo model iPhone nga iPhone X deri tek iPhone XS dhe mjafton të jetë instaluar iOS 12 ose iOS 12.0.1.

Derisa Apple të ketë një zgjidhje, ju mund ti shpëtoni duke ç’aktivizuar Sirin.

Shkoni në SettingsFace ID & Passcode (Touch ID & Passcode on iPhones with Touch ID) dhe çaktivizoni Siri në “Allow access when locked.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>