Lajmet

Një problem sigurie në iPhone është përdorur për të hakuar dhjetëra gazetarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Dhjetor 2020
Sulmi kibernetik nuk ka lënë asnjë gjurmë dhe viktimave ju janë vjedhur fjalëkalime, përgjuar mikrofoni e madje mund edhe të jenë fotografuar. Një problem sigurie në iPhone është përdorur për të hakuar dhjetëra gazetarë

Disa gazetarë kanë rënë pre e një fushate të sofistikuar spiunazhi. Sipas the Guardian, Citizen Lab ka zbuluar disa operatorë me pseudonimin Kismet kanë përdorur softuerin e NSO Group për të hakuar iPhone e 37 gazetareve shumica e të cilëve janë pjesë e Al Jazeera duke përdorur një probleme sigurie prezent në iMessage që prej 1 viti.

Sulmi kibernetik nuk ka lënë asnjë gjurmë dhe viktimave ju janë vjedhur fjalëkalime, përgjuar mikrofoni e madje mund edhe të jenë fotografuar.

Motivimi pas sulmit nuk është i qartë por katër operatorët janë nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një prej shënjestrave kishte marrë lidhje me spyware përdorur ndaj aktivitetit Ahmed Mansoor në 2016-ën.

Problemi i sigurisë nuk funksionon në iOS 14. NSO Group that se nuk kishte informacione në lidhje me këtë fushatë dhe se ka nisur hetimet për të mësuar nëse mjetet e kompanisë po përdoren nga klientë apo kriminelë kibernetikë.

Mjetet e NSO Group përdoren nga disa qeveri të botës. Gjithashtu është e pazakontë që një problem i tillë sigurie të qëndrojë i pa shqetësuar prej kaq shumë kohësh.

Shumë aktivistë dhe gazetarë nuk ndihen të sigurtë më. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sa kushtojnë transaksionet në kriptomonedha, një hulumtues ka përgjigjen