Lajmet

Një problem sigurie rrezikon rrjetet 4G dhe 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2019
0
Problemet prekin pothuajse të gjitha rrjetet 4G dhe 5G në mbarë botën. Ato nuk janë të përhershme por adresimi i tyre do të marrë pak kohë. Një problem sigurie rrezikon rrjetet 4G dhe 5G

Hulumtuesit e sigurisë ka gjetur problemet sigurie tek 5G ende pa hyri në ekzistencën e saj. Ata arritën të zbulonin tre probleme në 4G dhe 5G të cilat mund të përdoren për të interceptuar telefonatat dhe gjurmuar vendndodhjen e dikujt.

E para dhe më e rëndësishmja quhet Torpedo dhe fshihet në protokollin i cili lajmëron kur telefonët po marrin thirrje ose mesazhe me tekst.

Kur hulumtuesit nisën dhe anuluan telefonata në një kohë të shkurtër mësuan se mund të aktivizonin protokollet e lartpërmendura pa paralajmëruar pajisjen marrëse për telefonatën.

Jo vetëm që në këtë mënyrë hulumtuesit mund të gjenin vendndodhjen e pajisjes por edhe hapnin rrugë për dy sulme të tjera të ngjashme. Njëra prej tyre ishte Piercer ku sulmuesit mund të përcaktojnë numrin unik IMSI të përdoruesit në një rrjet 4G.

Një sulm i tillë me “brute force” mund të identifikonte IMSI edhe në rrjetin 5G. Me këtë informacion sulmuesit mund të përgjonin telefonatat dhe të lokalizonin përdoruesit edhe të telefonëve të rinj 5G.

Problemet prekin pothuajse të gjitha rrjetet 4G dhe 5G në mbarë botën. Ato nuk janë të përhershme por adresimi i tyre do të marrë pak kohë. Torpedo dhe IMSI kërkon zgjidhje nga vetë GSMA. Ndërsa për rastin Piercer duhet ndërhyra e operatorëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zhvilluesit paralajmërojnë, ruajuni nga ky version i rremë i portofolit të kriptomonedhës EOS

Lajmet e fundit>