Harduer

Një prodhues i panjohur ka krijuar një kopje fallco të portofolit Trezor One

Nov 21 2018
0 Shpërndarje
Prodhuesi i Trezor, Satoshi Labs, shpjegon dy diferenca të mëdha të zbuluar në kopjen e Trezor One. Një prodhues i panjohur ka krijuar një kopje fallco të portofolit Trezor One

Një kopje identike e portofolit shumë popullor të monedhave kriptografike në tërësi dhe bitcoin në veçanti, Trezor One, është zbuluar në internet.

Sipas deklaratës zyrtare të kompanisë kjo pajisje është ndryshe dhe më befasuese se të tjerët:

Klone të Trezor janë krijuar prej vitesh. Megjithatë në javët e fundit kemi zbuluar diçka me të vërtetë befasuese. Një kopje të Trezor One. Me fjalë të tjera një pajisje të rremë Trezor, prodhuar nga një prodhues tjetër i panjohur.”

Kompania e bën të qartë se ka një diferencë mes klonit dhe pajisjeve të rreme. I pari ka emër tjetër dhe prodhohet nga kompani të ligjshme ndërsa i dyti tenton të replikojë plotësisht origjinalin duke e bërë të padallueshëm.

Prodhuesi i Trezor, Satoshi Labs, shpjegon dy diferenca të mëdha të zbuluar në kopjen e Trezor One.

Kompania përdor një vulë holografike e cila është ndryshe nga ajo që përdorin portofolët e rremë.

Për më tepër në pjesën e pasme të paketimit, modelet e rreme tregojnë se janë prodhuar në Kinë ndërsa paketimi i modelit origjinal nuk përmban këtë informacion.

Kompania kërkon që përdoruesit të mos shfrytëzojnë pajisjet për të cilat kanë dyshime se është e rremë por të kontaktojnë menjëherë me suportin.

Satoshi Labs ka filluar të marrë masat e duhura ligjore për të parandaluar kopjet e rreme të hyjnë në treg. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>