Lajmet

Një programues Korean ndërton një varr për Internet Explorer

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Qershor 2022
Një zhvillues softueri nga Koreja e Jugut shpenzoi 330 dollarë për të dizajnuar dhe ndërtuar një gur varri për shfletuesin përpara datës kur Internet Explorer nuk do të mbështetet më. Një programues Korean ndërton një varr për Internet Explorer

Kur Microsoft lajmëroi fundin e Internet Explorer javën e kaluar, një person vendosi të ndërtojë një përkujtimore për të.

Një zhvillues softueri nga Koreja e Jugut shpenzoi 330 dollarë për të dizajnuar dhe ndërtuar një gur varri për shfletuesin përpara datës kur Internet Explorer nuk do të mbështetet më.

Memoriali i vendosur në qytetin Gyeongju në Korenë e Jugut ka logon ikonike të Internet Explorer së bashku me një thënie: “Ishte një aplikacion perfekt për të shkarkuar shfletuesit e tjerë.”

Jung Ki-young vendosi të bënte memorialin për një program i cili e ndoqi gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe pse aplikacione si Chrome dhe Firefox zëvendësuar Internet Explorer në popullaritet dhe funksionalitet, shumë konsumatorë të Jung i kërkonin që uebsajtet e tyre të duken mirë edhe në shfletuesin antik të Microsoft.

Microsoft di të vijojë mbështetjen e Internet Explorer në forma të tjera siç është modaliteti IE në shfletuesin Edge deri në 2029. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot afati i fundit i Internet Explorer