Biznes

Një programuesi i kanë ngelur dy tentativa për të zhbllokuar 240 milionë dollarë në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Janar 2021
0
Përllogaritet se afro 140 miliardë dollarë në bitcoin janë humbur apo lënë në portofolë të cilët nuk aksesohet më Një programuesi i kanë ngelur dy tentativa për të zhbllokuar 240 milionë dollarë në Bitcoin

Një programues i quajtur Stefan Thomas po përpiqet të kyçet në një hardisk me fjalëkalim i cili përmban Bitcoin me vlerë240 milionë dollarë dhe nga 10 tentativa për të vendosur fjalëkalim, i kanë ngelur vetëm dy.

Aktualisht ai është drejtuar botës për të gjetur fjalëkalimin ndërsa ish shefi i sigurisë së Facebook Alex Stamos ka ofruar ndihmën e tij për 10% të shumës.

Vlera e Bitcoin është rritur në muajt e fundit. Një bitcoin aktualisht këmbehet me 38 mijë dollarë ndërsa ekspertët janë të ndarë nëse do të vijojë rritjen apo të dështojë.

Thomas i lindur në Gjermani dhe që jeton në San Francisco të Shteteve të Bashkuara mori 7,002 bitcoin si pagesë për një video që kishte bërë ku shpjegohej sesi funksionojnë kriptomonedhat një dekadë më parë.

Atë kohë bitcoin vlen shumë pak. Thomas i kishte vendosur kriptomonedhat në një portofol dixhitale IronKey dhe fjalëkalimin e kishte shkruar në një copë letër që tashmë e ka humbur.

Pas 10 tentativave për ta gjetur, fjalëkalimi do të enkriptohet dhe portofoli mund të bëhet thuajse i paaksesueshëm.

Stamos kishte thënë se për 220 milionë bitcoin të bllokuar mund të ndihmojë për 10% të vlerës. Stamos thoshte se do të blinte 20 IronKeys dhe të shpenzonte të paktën 6 muaj për të gjetur një kanal të jashtëm për të hyrë në hardisk.

Përllogaritet se afro 140 miliardë dollarë në bitcoin janë humbur apo lënë në portofolë të cilët nuk aksesohet më. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook ju tregon se sa shumë di rreth jush dhe nga i ka marrë këto informacion