Harduer

Një PS3 i modifikuar sjellë një laptop të veçantë

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Një PS3 i modifikuar sjellë një laptop të veçantë

Versioni origjinal i Playstation 3 ishte një makinë masive, dhe modifikimi i tij për tu përshtatur në një laptop ishte pothuajse e pamundur dhe e papërshtatshme. Por kur versioni më i hollë PS3 Slim u paraqit në skenë, modifikuesi i jashtëzakonshëm Ben Heckendorn vendosi që është koha më e përshtatshme për ët ndryshuar konzolën e tij argëtuese në një konzolë portabile.

Keni parasysh faktin se nevojitet të keni një çantë të madhe për të bartur këtë njësi dhe pakoja e baterisë nuk është e pranishme. Por pavarësisht kësaj, është mbresëlënëse sesi ka arritur Ben të integrojë një ekran HD-Ready 17 inçësh në konzolën argëtuese.

Ai deklaron se ka pasur mundësi të përdor ekran edhe më të vogël por ka dëshiruar që madhësia e ekranit të jetë e shfrytëzueshme. Shikoni më poshtë një video rreth kësaj konzole argëtuese/laptop.

LEXO EDHE:  Huawei prezanton telefonin e parë me kamër 48-megapiksel

Lajmet e fundit>