Lajmet

Një punëtor tjetër i Foxconn bënë vetëvrasje

Publikuar , 21 Maj 2010
0
Një punëtor tjetër i Foxconn bënë vetëvrasje

foxconn_workerNdoshta keni dëgjuar për këtë raport interesant për Foxconn, mbi natyrën e punëtorëve, ditët e gjata, dhe shpresat e vogla të tyre për jetë. Madje ndoshta edhe keni dëgjuar edhe për radhët e gjata të njerëzve që presin jashtë fabrikës për një punë, e ndoshta keni shikuar edhe video incizime, ku shihen rojtarët e Foxconn duke rrahur punëtorë.

Por nuk ka asnjë pikë dyshimi që vetëvrasjet e punëtorëve po shkaktohen nga stresi, e këtë e vërteton edhe raporti i një gazete Kineze, “Southern Weekly”. Sipas tij, punëtorët punojnë tërë ditën, kanë vetëm një pauzë shumë të shkurtër për të ngrënë apo për të mbyllur sytë për pakëz pushim. Ata përcjellin të njëjtën rutinë çdo ditë me radhë, vetëm në rastet e pushimeve publike kanë një liri pune. Sipas raportit, e vetmja mënyrë që punëtorët të ikin nga ky cikël është fundi i jetës.

Fytyrat e këtyre punëtorëve të shkretë, qeshin vetëm me 10 të çdo muaji. Është kjo ditë kur ata marrin rrogat e tyre. Atë ditë, makinat ATM në fabrikë janë të ngarkuara me punëtorë. Pagat e tyre mujore janë rreth 130 dollarë. 

E Foxconn është një prej kontraktove kryesor prodhues për Apple. Me mijëra iPod, iPhone dhe iPad kompletohen çdo ditë në fabrikën në Shenzhen, që punon 24/7. E në të njëjtën kohë kjo kompani prodhon produkte edhe për Intel, Dell, Microsoft, Cisco, Huawei, HP, etj.

Ndërsa rreth 400.000 punëtorët e saj as që mund të ëndërrojnë për një produkt të Apple. Gjersa bota diskuton se cilin iPhone ta blejnë, punëtorët e Foxconn debatojnë rreth meritave të kopjeve të lira në treg.

Ndoshta është koha që dikush t’i hap sytë kah kjo fabrikë dhe të kujdeset më shumë rreth çështjeve shëndetësore, mentale dhe fizike të këtyre punëtorëve, në vend se të lejohet një trajtim kaq i ashpër i tyre.

LEXO EDHE:  Konsumi i energjisë nga Bitcoin i barabartë me atë të Zvicrës

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>