Blog

Një qytet në Florida detyrohet tu paguajë hakerëve 600,000 dollarë në bitcoin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Por nuk është hera e parë që administrata e një qyteti sulmohet nga hakerët. Qytetit Baltimore ju kërkua të paguante 76,000 dollarë në bitcoin muajin e kaluar. Një qytet në Florida detyrohet tu paguajë hakerëve 600,000 dollarë në bitcoin

Riviera Beach, një qytet në Shtetin e Floridas në SHBA, është gati ti paguajë hakerëve 600,000 dollarë në bitcoin me shpresën që sistemet e saj ti rikthehen funksionit.

Hakerët morën nën kontroll sistemet pak javë më parë kur një punonjës i departamentit të policisë hapi një e-mail të infektuar përmes të cilit hakerët injektuan në rrjetin e qytetit maluerin.

Tashmë këshilli i qytetit ka votuar për të paguar shumën që hakerët kërkojnë me shpresën që rekordet e enkriptuara nga ransomware të rikthehen.

Megjithatë nuk ka garanci që hakerët do ti rikthejnë. Përveç se kanë bllokuar të dhënat, sulmi rrëzoi rrjetin e-mail të qytetit duke detyruar Riviera Beach të paguajë punonjësit dhe kontraktorët me çeqe në vend të depozitave direkte.

Qyteti tha se nuk ka pasur vonesa pavarësisht barrierave teknologjike. Sipas Associated Press, ekspertë sigurie kanë bërë thirrje qytetit që tu paguajë hakerëve shumën. Qyteti në fillim të këtij muaji shpenzoi 941,000 dollarë për të zëvendësuar kompjuterët e saj pasi hakerët i morën nën kontroll më 29 Maj.

Por nuk është hera e parë që administrata e një qyteti sulmohet nga hakerët. Qytetit Baltimore ju kërkua të paguante 76,000 dollarë në bitcoin muajin e kaluar.

Sulmi i shkaktoi qytetit një humbje prej 18 milionë dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  App Store rekord, 322 miliardë dollarë shitje në një ditë

Lajmet e fundit>