Lajmet

Një raport zbulon se 300 milionë përdorues janë goditur nga maluerë në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Tetor 2019
0
Të shumtë janë ata që mendojnë se Google Play Store po del jashtë kontrolli. Këto të dhëna tregojnë në fakt se situata po përkeqësohet dhe mbetet për tu parë sesi do të veprojë Google. Një raport zbulon se 300 milionë përdorues janë goditur nga maluerë në Android

Aplikacionet e dëmshme në Android janë shtuar në dyqanin Play Store kohët e fundit.

Të paktën kështu mendon hulumtuesi i sigurisë së ESET Lukas Stefanko i cili detajoi një listë aplikacionesh të dëmshme në Play Store gjatë Shtatorit.

Analiza e tij tregoi 172 aplikacione të dëmshme me mbi 335 milionë instalime. Adware ishin sulmuesit kryesor me 48 aplikacione dhe 300 milionë instalime në total.

Një tjetër hapësirë shqetësuese ishin abonimet mashtruese “Subscription Scams” me 15 aplikacione të gjetur dhe 20 milionë instalime.

Në vendin e tretë ishin aplikacionet me reklama të fshehta me 14.5 milionë instalime dhe 57 aplikacione.

Shtrohet pyetja a është rritur numri i aplikacioneve të dëmshme apo gazetarët thjeshtë po i raportojnë më shumë?

Të shumtë janë ata që mendojnë se Google Play Store po del jashtë kontrolli. Këto të dhëna tregojnë në fakt se situata po përkeqësohet dhe mbetet për tu parë sesi do të veprojë Google.

Me shumë lojtarë të përfshirë në ekosistemin Android shoqëruar edhe nga politika lehtësuese të kompanisë në Play Store kanë bërë që siguria ti mbetet e gjitha në duar përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni automatikisht "Dark Mode" në iOS 13

Lajmet e fundit>