Siguri

Një riparim i rrallë emergjent nga Microsoft

Publikuar , 25 Shtator 2009
0
Një riparim i rrallë emergjent nga Microsoft

            Arnimi jashtë ciklit, kritik për të gjitha versionet e Internet Explorer në 2000, XP dhe Vista, e adreson problemin me rrjedhjen e kontrollit të ActiveX me Microsoft Active Template Library (ATL). Ky lëshim serioz ndikon shumë kontrolle të ActiveX. Për shembull, Adobe ka konfirmuar (find.pcworld.com/63452) se në kontrollet e veta ActiveX, në Shockwave dhe Flash Player “janë përhapur versione të dyshimta të ATL” dhe ata janë duke punuar për përmirësimin e tyre. Ky problem prek edhe IE në Windows Server 2003 dhe 2008, por është klasifikuar më i dobët në këto SO.
            Arnimi i rregullt i të martave nga Microsoft-i ka mbyllur vrimat e tjera, duke përfshirë lëshimet zero-day, të cilat kanë qenë nën sulm dhe kanë përfshirë përdorimin e kontrolleve ActiveX të përdorur nga Microsoft Video (find.pcworld.com/63453). Ky arnim e ka çaktivizuar këtë kontroll, që nuk ka pasur ndonjë qëllim shumë të përcaktuar, por nuk e ka shmangur gjithë rrezikun. Riparimi, që është kritik për XP dhe mesatar për Windows Server 2003, nuk ka ndikim në Windows 2000, Vista ose Server 2008.
            Përmirësimi i dytë ndalte sulmet në Microsoft DirectShow, e cila procedonte përmbajtjet e QuickTime (find.pcworld.com/63454). Sulmi, i cili nuk varej nga instalimi i Apple QuickTime, mund të mashtronte viktimën nëse viktima hapte ose shikonte ndonjë skedar të helmuar të QuickTime. DirectX 7, 8.1 dhe 9.0 në Windows 2000 kanë nevojë për riparimin ashtu si edhe DirectX 9.0 në XP dhe Server 2003.
            Përmirësimet e tjera kritike kanë adresuar vrimat për të gjitha versionet e Windows në lidhje me mënyrën se si i kanë pranuar fontet në web faqe, e-mail dhe dokumente të Office. Lëshimet nuk janë përdorur për sulme para arnimit, por janë mjaft të përhapura. Shikoni find.pcworld.com/63449.

LEXO EDHE:  Pajisjet e anestezisë mund të hakohen

            Një lëshim serioz në Microsoft Office Web Components përfshin një problem të ActiveX, i cili lejon sulmin ndaj përdoruesve të IE. Një gamë e gjerë komponentësh dhe versionesh duhet të riparohen; për listën e plotë të softuerit të prekur shikoni find.pcworld.com/63456. Mund të merrni të gjitha riparimet e sipërpërmendura përmes Windows  
            Arnimet për Adobe dhe Firefox
Adobe ka lëshuar riparimet për Flash (në të gjitha platformat), si për Reader, Air dhe Acrobat, pas raportimeve për sulmet që kanë përdorur PDF të helmuar për të ndërhyrë përmes vrimave në Flash. Merrni Flash versionin 10.0.32.18 nga get.adobe.com/flashplayer. Për Reader kaloni në versionin 9.1.3 duke hapur programin dhe duke zgjedhur Tools•Check for Updates. Do të gjeni Air te get.adobe.com/air. Shikoni find.pcworld.com/63457 për linqe me azhurnimet e Acrobat për Mac dhe Windows, së bashku me shumë detaje të tjera.
            Përdoruesit e Firefox duhet të kalojnë në versionin më të ri që është në qarkullim dhe të aplikojnë rregullimet për vrimat në versionet 3 dhe 3.5 duke përfshirë lëshimet serioze në versionin 3.5 me punën me JavaScript, plus një problem që ka ndikuar në përdorimin e certifikatave SSL në Firefox 3 për të enkriptuar lidhjet e sigurta në Web (3.5 ishte i sigurt nga ky lëshim). Klikoni Help•Check for Updates për të konfirmuar versionin tuaj. Nëse përdorni ende versionin 3, vizitoni getfirefox.com për të shkarkuar versionin 3.5; është një proces mjaft i shpejtë.

Lajmet e fundit>