Lajmet

Një robot i bërë në shtëpi deshifron një kasafortë në 15 minuta

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
Seidle tha se u desh shumë punë për të zhvilluar kodin e më pas pjesët e elektrike por ajo që me tepër kishte rëndësi sipas tij është printimi 3D i komponentëve që të përshtaten siç duhet me mekanizmin e kasafortës. Një robot i bërë në shtëpi deshifron një kasafortë në 15 minuta

Një inxhinier në Shtetet e Bashkuara ka gjetur një mënyrë sesi të thyejë sigurinë e kasafortave.

Nathan Seidle është një inxhinier kompjuterik dhe ka themeluar një kompani e cila prodhon produkte elektronike.

Megjithatë gjetja e tij duket sikur është jashtë fushës që i përket. Ai ka zhvilluar një robot i aftë të thyejë sigurinë e kasafortave në vetëm 15 minuta.

Ai filloi të eksperimentonte me një kasafortë të cilat bashkëshortja ja kishte dhuruar.

Seidle gjeti dy probleme sigurie me kasafortën të cilat ulën shansin e kombinimeve nga 1 milion në vetëm disa mijëra kombinime.

Roboti që ai ka zhvilluar përbëhet nga një mekanizëm në formë rrotulle dhe një krah i cili provon kasafortën nëse kombinimi është gjetur.

Në zemër të robotit është një pllakë arduino dhe kodi në sfond lexon lëvizje e motorit dhe ruan në memorie të gjitha kombinimet e provuara.

Madje ka edhe një kamër që lexon se ku gjendet zeroja tek kombinimet.

Seidle tha se u desh shumë punë për të zhvilluar kodin e më pas pjesët e elektrike por ajo që me tepër kishte rëndësi sipas tij është printimi 3D i komponentëve që të përshtaten siç duhet me mekanizmin e kasafortës.

Pa dy problemet e sigurisë që ai identifikoi dhe me robotin e tij që provon një kombinim çdo 10 sekonda, atij do ti duheshin plot 4 muaj për të hyrë në kasafortë.

Një prej problemeve të gjetura ishte tek një mekanizëm që duhet të rriste sigurinë në fakt, pikërisht tek dhëmbëzat e rrotullës që përcakton kodin e kasafortës.

Ai gjeti se numri i fundit i kombinim në mesin e tre numrave që ka, përkonte me pozicionin e shkyçjes së kasafortës.

Duke ditur këtë numër ai e kishte më të lehtë gjetjen e kombinimit të dy numrave të tjerë.

Tashmë ai mund të hyjë në kasafortë në vetëm 15 minuta.

Seidle beson suksesi i këtyre gjetjeve qëndron mijëra produkte softuer dhe harduerë “Open Source” që janë bërë të disponueshme.

Ai thotë se njerëzit me këto mjete do të jenë më të prirur për të treguar gjetjen e tyre sesa për ta përdorur ilegalisht si në rastin e një kasaforte. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>