Lajmet

Një server Minecraft goditet nga një sulm rekord DDoS

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Tetor 2022
Në tërësi sulmet DDoS janë rritur në 12 muajt e fundit. Jo vetëm që janë më voluminoz por zgjasin edhe më tepër duke goditur objektiva në Tajvan dhe Japoni kryesisht. Një server Minecraft goditet nga një sulm rekord DDoS

Një server Minecraft është goditur me një sulm DDoS për të cilin Cloudflare thotë se është më i madhi parandaluar ndonjëherë për nga bitrate.

Raportuar nga BleepingComputer, sulmi u realizua nga një variant i botnetit Mirai (një prej botnetëve më famëkeq në botë) kundrejt një serveri Minecraft quajtur Wynncraft.

Kushdo që ka qenë pas sulmi, arriti ta godiste serverin me 2.5Tbps me paketa UDP dhe TCP. Sipas Cloudflare, kompania e cila mbrojti serverin nga një incident potencialisht katastrofik, njerëzit që luajnë lojën as që vunë re sulmin.

Në tërësi sulmet DDoS janë rritur në 12 muajt e fundit. Jo vetëm që janë më voluminoz por zgjasin edhe më tepër duke goditur objektiva në Tajvan dhe Japoni kryesisht.

Sulmet në këto dy vende janë rritur me 200% dhe 105% respektivisht. Për më tepër raporti i Cloudflare për sulmet DDoS thotë se ka një rritje me 111% të sulmeve HTTP.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cloudflare regjistron një sulm rekord DDoS