Blog

Një shpikës si Mario!

May 9 2018
0 Shpërndarje
Pas një pune dy mujore nxënësi i vitit të 2-të në degën elektronikë arriti të kalojë seleksionimin e jurisë dhe të marrë vendin e dytë në Kategorinë “Rising Star” i vitit 2018. Një shpikës si Mario!

Ideja e veçantë e 17-vjeçarit, një asistent personal që të përgjigjet dhe të gjen çfarë ti do…

Pak ditë më parë, në Tiranë u ndanë çmimet e ICT Awards. Gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë bëri bashkë udhëheqës të suksesshëm të biznesit, novatorë e të rinj entuziastë…

Sponsor tradicional i ICT është Fondacioni Dritan Hoxha, që e ka përkrahur këtë nismë prej vitesh. Juria ka mbetur e befasuar nga niveli i lartë jo vetëm nga aspekti teknik por edhe inovacioni që aplikohet në jetët e përditshme. Kishte shpikje dhe fitues të ndryshëm por ai që na ra në sy dhe që u vlerësua nga të gjithë të pranishmit, ndonëse nuk e fitoi çmimin e parë në Rising Star, ishte Mario Alla.

Në kuadër të konkursit ICT Awards 2018, nga Instituti “Harry Fultz” ka marrë pjesë nxënësi Mario Alla me Chatbotin inteligjent Mark.0 dhe me robotin Mark.1 i cili komandohet nga chatboti. Pas një pune dy mujore nxënësi i vitit të 2-të në degën elektronikë arriti të kalojë seleksionimin e jurisë dhe të marrë vendin e dytë në Kategorinë “Rising Star” i vitit 2018.

Mario është një 17 vjeçar që mëson në vitin e dytë, për elektronikë në shkollën “Harry Fultz”, Tiranë. Ai e ka krijuar asistentin personal për rreth dy muaj, pas shumë ditësh punë, sidomos në orët e vona të mbrëmjes. Ndonëse i pafavorizuar nga kushtet ekonomike, pasi edhe celularin familja e tij ia bleu me kredi, apo edhe laptopin me te cilin ka punuar ia ka marrë shokut, ai ia ka dalë ta sjellë në jetë shpikjen e tij, Markun.

Mario është djali i një babai fizikant dhe një nëne infermiere, që punon në një fshat të Librazhdit. Sot ai ishte i ftuar në ” Wake Up.” /Top Channel

Lajmet e fundit>