Lajmet

Një softuer përdor smartfonin për të kompjuter imazhin një objekti real dhe ngjitjen një skedar dixhital

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Maj 2020
0
Gjithashtu mjeti identifikon kur kamera e një telefoni po drejtohet në ekranin e kompjuterit për “ta ngjitur” atë. I gjithë procesi merr vetëm 6 sekonda. Një softuer përdor smartfonin për të kompjuter imazhin një objekti real dhe ngjitjen një skedar dixhital

Vija ndarëse mes jetës fizike dhe dixhitale po venitet dita ditës dhe një aplikacion i ri ju mundëson të merrni objektet nga bota reale dhe ti kaloni në atë dixhitale.

Zhvilluesi Cyril Diagne ka ndërtuar një mjet të realitetit të shtuar me të cilin njerëzit mund të përdorni smartfonin për të “kopjuar” imazhin e një objekti real dhe ta ngjisin atë në një skedar Photoshop në pak sekonda.

Mjet është vetëm një prej mënyrave sesi mund të përdoret teknologjia e realitetit të shtuar dhe potenciali që ka.

Softueri automatikisht identifikon dhe pret skajet e objektit që fotografohet dhe e shndërron atë në sticker që mund të integrohet lehtësisht në një skedar dixhitale.

Gjithashtu mjeti identifikon kur kamera e një telefoni po drejtohet në ekranin e kompjuterit për “ta ngjitur” atë. I gjithë procesi merr vetëm 6 sekonda.

Mjeti i Diagne është prototip dhe nuk është përfunduar ende ndërsa kodi burimor gjendet në GitHub. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve bien ndjeshëm për shkak të pandemisë