Vëzhgim

Një standard i ri dhe më i shpejtë WiFi në horizont

Publikuar , 13 Dhjetor 2011
0
Një standard i ri dhe më i shpejtë WiFi në horizont

Broadcom ka konfirmuar se do të ketë një standard të ri WiFi që do të shfaqet në Britani të Madhe dhe në pjesën tjetër të botës deri në fund të vitit 2012, dhe që do të jetë në gjendje të sjellë shpejtësi tre here më të mëdha sesa ajo e 802.11n.

Duke folur për PCMag, Broadcom ka shpalosur të mirat dhe kqijat e standardit të ri. 802.11ac shfrytëzon një brez të valëve që janë mbi ato që shfrytëzohen tani, duke përdorur brez 5GHz që në fakt I mundëson 802.11ac të transmetojë atë që quhet “ajër i pastër”.

Duke shfrytzëuar brezin e “pastër” 802.11ac është i papenguar nga sinjalet tjera dhe si rezultat i kësaj mund të jetë i shpejtë dhe jashtëzakonisht i fuqishëm, duke ofruar penetrim përmes ndërtesave që ende nuk janë arritur nga routerët 802.11n.

Çka nënkuptojmë me këtë? Në fakt kjo nënkupton shfletim më të shpejtë të internetit dhe një shfletim më të shpejtë pëmes WiFi, transferim më të shpejtë nga fibrat optike në WiFi, etj. Në CES 2012 pritet që të prezantohet standardi i ri dhe në atë kohë pritet t’ju sjellim më shumë detaje. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>