Blog

Një startup dërgoi internet me shpejtësi të lartë për herë të parë në Arktik

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Nëntor 2019
0
Një prej arsyeve është pamundësia për të shtrirë rrjete tokësore dhe satelitët tradicionalë nuk kanë arritur dot të ofrojnë shpejtësi të tilla. Një startup dërgoi internet me shpejtësi të lartë për herë të parë në Arktik

Startupi i satelitëve të vegjël të internetit quajtur Kepler ka arritur diçka të pamundur më parë: internet me shpejtësi të lartë në Arktik.

Nanosatelitët e Kepler kanë dërguar me sukses internet me shpejtësi 100Mbps në akullthyesen Gjermane MOSAIC në Arktik.

Kjo është hera e parë që një satelit interneti ka dërguar internet me shpejtësi të lartë në Polin e Veriut. Transferimi i të dhënave ka rezultuar gjithnjë sfidë në Polet e Tokës.

Një prej arsyeve është pamundësia për të shtrirë rrjete tokësore dhe satelitët tradicionalë nuk kanë arritur dot të ofrojnë shpejtësi të tilla.

Kepler operon dy satelit të orbitës së ulët në dy Polet e Tokës me qëllim që tu shërbejë shkencëtarëve në këto hapësira të cilët po studiojnë ndryshime klimatetike dhe efektin e tyre.

U arrit një shpejtësi 38Mbps në shkarkim dhe 120Mbps në ngarkim përmes satelitëve të Kepler. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Julian Assange kërkohet edhe nga autoritetet Suedeze

Tags >

internet
Lajmet e fundit>