Harduer

Një studim thotë se ora inteligjente Apple Watch zbulon sëmundjet e zemrës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Mars 2019
0
A-fib ka për tendencë të shfaqet dhe të largohet por gjatë testimit me EKG, nëse ora identifikonte A-fib, në 84% të rasteve ishte edhe në grafikun e EKG-së. Një studim thotë se ora inteligjente Apple Watch zbulon sëmundjet e zemrës

Një studim zbuloi se ora inteligjente Apple Watch është e aftë të gjurmojë rrahjet e çrregullta të zemrës por ekspertët thonë se duhet bërë më shumë që pajisja të identifikojë problemet me zemrën.

Mëse 419,000 përdorues të Apple Watch ishin pjesë e studimit financuar nga Apple për të identifikuar A-fib.

Hulumtuesit e Universitetit të Stanford raportuan ditën e Shtune se ora kishte paralajmëruar vetëm 0.5% të personave, afro 2,100, se mund të kenë probleme me zemrën.

Në mesin e të paralajmëruarave, diagnoza nuk ishte perfekt. Vetëm ⅓ e tyre dolën nga monitorimi me EKG pranë një doktori se kishin fibrilim atrial.

A-fib ka për tendencë të shfaqet dhe të largohet por gjatë testimit me EKG, nëse ora identifikonte A-fib, në 84% të rasteve ishte edhe në grafikun e EKG-së.

Ekspertët kardiakë thonë se studimi është një hap pozitiv se veshjet elektronike si Apple Watch një ditë mund të jenë teknikisht të afta tu shpëtojnë jetën por që duhet më shumë kërkim në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 7, hidhet dritë mbi cilësitë e telefonit

Lajmet e fundit>