Lajmet

Një sulm kibernetik bllokon mësimin online për 115 mijë nxënës në SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2020
0
Të gjitha agjencitë federale dhe lokale në SHBA janë përfshirë në hetim dhe për të kthyer sistemin operacional. Një sulm kibernetik bllokon mësimin online për 115 mijë nxënës në SHBA

Një sulm me ransomware ndaj një shkolle në shtetin e Meriland në SHBA ka bllokuar mësimin online për 115 mijë nxënës. Të gjithë fëmijët të cilët mësojnë online për shkak të pandemisë nuk mund të aksesojnë më orët e mësimit.

Raportohet se do të duhen javë të tëra për të rikthyer sistemin e shkollës plotësisht operacional. Sulmet me ransomware enkriptojnë të dhënat e viktimave duke kërkuar pagesa në këmbim të rikthimit ë tyre.

Në raste të tilla nuk ka garanci se kriminelët kibernetike mbajnë fjalën e tyre pas kryerjes së pagesës dhe agjencitë ligjzbatuese ju kërkojnë kompanive të prekura të mos ju binden hakerëve.

Të gjitha agjencitë federale dhe lokale në SHBA janë përfshirë në hetim dhe për të kthyer sistemin operacional. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dizajneri i iPhone kandidat për CEO i Ferrari