Lajmet

Një sulm masiv kibernetik rrëzon 2,000 uebsajte në Gjeorgji

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Tetor 2019
0
Saakashvili ishte në pushtet mes viteve 2004 deri në 2013 duke shërbyer dy herë si presidente. Ai tërhoqi shtetësinë Gjeorgjiane në 2015-ën kur u bë guvernator i rajonit të Odessa në Ukrainë. Një sulm masiv kibernetik rrëzon 2,000 uebsajte në Gjeorgji

Një sulm kibernetik masiv goditi mëse 2,000 uebsajte përfshirë atë të televizionit kombëtar në Gjeorgji.

Uebsajtet e gjykatave të cilat përmbanin materiale dhe të dhëna personale gjithashtu janë sulmuar. Në shumë raste faqet kryesore të uebsajteve u zëvendësuan me një imazh të ish presidentit Mikeil Saakashvili me një mbishkrim “Do të kthehem.”

Origjina a sulmeve mbetet e paditur. Shumë njerëz në median sociale spekulonin se pas sulmit mund të ishte Rusia.

Mbi 15,000 faqe u prekën përfshirë atë presidenciale, të organizatave jo qeveritare e madje edhe kompanive privae. Shkalla e sulmit është e padëgjuar për një vend.

Saakashvili ishte në pushtet mes viteve 2004 deri në 2013 duke shërbyer dy herë si presidente. Ai tërhoqi shtetësinë Gjeorgjiane në 2015-ën kur u bë guvernator i rajonit të Odessa në Ukrainë.

Ai kërkohet në Gjeorgji nga autoritetet të cilat i kanë ngarkuar akuza kriminale për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bursa e Nasdaq do të ofrojë informacion në kohë reale për vlerën e Bitcoin dhe Ethereum

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>