Lajmet

Një superkompjuter Japonez thyen hegjemoninë Amerikane dhe Kineze

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2020
Fugaku, një kompjuter në Kobe krijuar nga Riken dhe Fujistu, përdor procesorin 48 bërthamësh Fujitsu A64FX. Një superkompjuter Japonez thyen hegjemoninë Amerikane dhe Kineze

Një super kompjuter Japonez ka marrë kryesimin e listës së 500 superkompjuterëve më të shpejtë të botës. Fugaku, një kompjuter në Kobe krijuar nga Riken dhe Fujistu, përdor procesorin 48 bërthamësh Fujitsu A64FX.

Është hera e parë që një kompjuter bazuar në procesorët ARM është në krye të kësaj liste. Fugaku mori një rezultat prej 415.2 petaflops, 2.8 herë më shumë sesa superkompjuteri Summit i IBM që është më i afërti.

Ndërsa janë superkompjuterët Amerikanë dhe Kinezë që luftojnë për kryesimin, është hera e parë në 9 vite që një superkompjuter Japonez del në krye. Në terësi janë 226 superkompjuterë Kinezë, 114 Amerikanë dhe 30 Japonezë në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm të botës.

Sistemet Amerikane janë më të fuqishmit ku të kombinuar prodhojnë 644 petaflops performancë. Ndërsa Fugaku do të hyjë në operim vitin e ardhshëm. Deri më sot është përdorur kryesisht për kërkim dhe hulumtim të Covid-19. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një maluer kërcënon të gjithë shfletuesit