Blog

Një superkompjuter krijoi miliona versione të ndryshme të universit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Gusht 2019
0
Hulumtuesit e Universitetit të Arizonës kanë përdorur superkompjuterin “UniverseMachine” për të gjeneruar miliona mini universe Një superkompjuter krijoi miliona versione të ndryshme të universit

Si mund të kuptosh zhvillimin e galaktikave kur edhe shembujt më të thjeshtë janë miliarda vite të vjetra? Duke simuluar sa më shumë universe që të jetë e mundur.

Hulumtuesit e Universitetit të Arizonës kanë përdorur superkompjuterin “UniverseMachine” për të gjeneruar miliona mini universe për të parë sesi rreshtohen me kozmosin e vërtetë.

Në vend që të përpiqej të përshkruante çdo nuancë të tërë universit, ekipi ndërtoi një sistem i cili ka mjaftueshëm rezolucion për të parë nga një supernovë të vetme deri në një grup yjesh të marra së bashku.

Çdo univers virtual kishte rregullat e tij dhe qëllimi i studimit ishte vëzhgimi i simulimit më të afërt me universin real.

Prodhimi i 8 milionë universeve të ndryshme mori vetëm tre javë. Qasja jo vetëm ndihmon në kuptimin sesi galaktikat evoluojnë, por po sfidon edhe teoritë ekzistuese.

Së pari u vërejt se galaktikat mund të prodhojnë yje për një kohë shumë më të gjatë sesa mendohej më parë. sipas modeleve aktuale gjithashtu formimi i yjeve duhej të kishte përfunduar shekuj më parë.

Por shkencëtarët nuk kanë për të ndryshuar themelet mbi të cilat ngritet mendimi i tyre sot sepse do të krijoheshin hendeqe në informacion. Gjithsesi ky zbulim mund të provojë një boom të vërtetë për shkencën duke hedhur poshtë dyshimet e atyre që mendonin se do të duheshin dekada përpara se kompjuterët të ofrojnë rikrijime të dobishme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  NATO zgjedh BlackBerry për sigurinë e komunikimit

Lajmet e fundit>