Harduer

Një “sy”, 368 lente dhe një miliardë gigabajt të dhëna në ditë

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Një “sy”, 368 lente dhe një miliardë gigabajt të dhëna në ditë

Teknologjia e avionëve pa pilot po përgatit një hap tjetër të madh. Projekti i ri i Agjencisë Amerikan për Projekte të Avancuara Kërkimore (DARPA), me vlerë prej 18,5 milion dollarë dhe me emrin ARGUS (Autonomous Real-Time Ground Ubiquitous Surveillance Imaging System), po pretendon që të bëhet sistemi më i avancuar i monitorimit deri më tani në qiell.DARPA1

Bëhet fjalë në fakt për një kamerë, e cila është e vendosur në avionin pa pilot, e cila mundet që në lartësi prej 5.300 metra të dërgojë fotografi në rezolucion prej 1,8 gigapikselë.

Fotografitë e dërguara nga ajo lartësi, janë aq të qarta dhe me rezolucion të lartë, që dikush që i analizon ato mund to njoh edhe ngjyrën e këmishës së veshur të kalimtarit në rrugë, pohojnë në Business Insider. I gjithë ky sistem në çdo kohë mbulon një sipërfaqe prej 64,8 kilometra katrorë.

Kamera ARGUS në fakt është e ndërtuar nga 368 lente të pajisjeve smartfonë, si iPhone 4S. Së bashku, ato kamera përbëjnë sistemin më të madh dhe më preciz në botë për monitorim nga ajri. Ajo kamerë është e aftë të regjistrojë rreth një miliardë gigabajt të dhëna në ditë.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për teknologji kryesisht ushtarake, aplikimi i kësaj teknologjie për përdorime civile do të jetë i vogël tani për tani, sigurisht se do të përdoret më së shumti në zonat e konflikteve në mbarë botën ku gjendet ushtria amerikane.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si do të duket ky sistem. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Vdekja e themeluesit të një burse kriptografike merr "me vete" 190 milionë dollarë

Lajmet e fundit>