Blog

Një teknologji e re deepfake shndërron një foto të vetme në një portret që këndon

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Qershor 2019
0
Teknika për gjenerimin e deepfake po bëhen më të lehtë dita ditës edhe pse hulumtime si kjo ende nuk janë të disponueshme komercialisht. Një teknologji e re deepfake shndërron një foto të vetme në një portret që këndon

Një tjetër ditë një tjetër deepfake: por këtë herë mund të këndojë. Një hulumtim i ri i Imperial College në Londër dhe qendrës për hulumtim të Inteligjencës Artficiale në Britani tregon sesi një foto e vetme dhe një audio mund të përdoren për të gjeneruar një video portret duke kënduar dhe biseduar.

Ashtu si programet e tjera deepfake që kemi parë, hulumtuesit përdorin inteligjencën artificiale për të gjeneruar videot. Edhe pse videot e rreme janë shumë larg atyre realeve, rezultatet janë mahnitëse duke konsideruar sesa pak të dhëna janë përdorur.

Duke kombinuar një klip të vërtetë të Albert Einstein duke folur me një foto të matematikanit të famshëm mund të krijoni një leksion që paparë më parë.

Madje hulumtuesit kanë krijuar edhe një deepfake të Grigori Yefimovish Rasputin me klasiken Halo të Beyonce.

Po një tjetër akoma më reale e cila jo vetëm kombinon audion por edhe paraqet emocione specifike. Mbani mend se për të krijuar këto klipe është përdorur një foto e vetme dhe një audio. Pjesa tjetër janë algoritme.

Normalisht puna nuk është plotësisht reale por një ilustrim sesa me shpejtësi teknologjia po ecën. Teknika për gjenerimin e deepfake po bëhen më të lehtë dita ditës edhe pse hulumtime si kjo ende nuk janë të disponueshme komercialisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tani çdokush mund të krijojë vetë filtrat në Instagram

Tags >

Deepfake
Lajmet e fundit>