Harduer

Një teknologji e re ekrani do të dyfishojë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Korrik 2019
0
Për momentin e gjitha kjo nuk do të thotë shumë për telefonët që kemi në duart tona. Është ende në fazë eksperimentale dhe nuk do të shfaqet shpejt tek telefonët apo televizorët tanë Një teknologji e re ekrani do të dyfishojë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

Një prej armiqve më të mëdhenj të baterive të smartfonëve janë padyshim ekranet. Dita ditës po bëhen më të mëdhenj dhe siç e demonstron ekrani 6.67-inç i OnePlus 7 Pro dhe duhet të kenë shkëlqim të lartë edhe në ambiente të jashtme.

Kjo do të thotë se nevojitet më shumë energji. Por një teknologji e re e ekraneve OLED do të rrisë shkëlqimin por të ulët konsumin.

Teknologjia e re po zhvillohet nga Departamenti i Fizikës dhe Kimisë në Kolegjin Imperial të Londrës. Ata kanë përdor procese të veçanta zhvillim të cilat shfrytëzojnë dritën e polarizuar të ekraneve OLED.

Çfarë do të thotë kjo? Ekranet zakonisht përmbajnë filtra të cilat reduktojnë reflektimin nga burime të jashtme të dritës siç është edhe Dielli. Por në të njëjtën kohë mund të pengojnë shumë prej dritës së ekranit të penetrojë. Çdo dritë e cilat nuk mbërrin tek syri juaj, është energji e shpërdoruar.

Duke krijuar ekrane OLED të cilat emetojnë dritë të polarizuar, ekipi i Kolegjit Imperial mund të bëjë që drita të dalë prej OLED të kalojë në filtrat e polarizimit pa asnjë pengesë por duke u filtruar përballë burimeve të jashtme të dritës.

Për momentin e gjitha kjo nuk do të thotë shumë për telefonët që kemi në duart tona. Është ende në fazë eksperimentale dhe nuk do të shfaqet shpejt tek telefonët apo televizorët tanë.

Por kur të mbërrijë do të kemi ekrane me shkëlqim më të lartë dhe me efikasitet më të lartë energjie. Ekranet nuk do të kenë nevojë për më shumë energji për të prodhuar më shumë dritë sepse nuk do të filtrohet më.

LEXO EDHE:  Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

Në të vërtetë teknologjia e re pritet të dyfishojë efikasitetin e ekraneve që do të thotë se bateritë do të kenë jetëgjatësi më të lartë. Shumica e telefonëve shtyjnë një ditë të plotë, por me teknologjinë e re OLED mund të shkojë akoma edhe më tutje. /PCWorld Albanian

Tags >

OLED
Lajmet e fundit>