Blog

Një teknologji e re mund të rrisë kapacitetin e fibrave optike me 100 herë

Publikuar , 25 Tetor 2018
0
Sot shumica e shtëpive kanë akses në internet përmes rrjeteve FTTN (Fiber-to-the-Node) ku fibrat optike arrijnë deri tek kabina dhe pjesa tjetër e sinjalit transmetohet me fije bakri. Një teknologji e re mund të rrisë kapacitetin e fibrave optike me 100 herë

Një teknologji e re fibrash optike do të rrisë shpejtësitë e internetit me 100 herë.

Një hulumtim i realizuar nga Universiteti RMIT dhe publikuar në Nature Communications mund të shfrytëzohet për të rritur kapacitetet e rrjeteve aktuale.

Fibrat optik shfrytëzojnë impulset e dritës për të transmetuar informacion dhe ky i fundit mund të ruhet vetëm në ngjyrën e dritës në valët horizontale dhe vertikale.

Por duke e gjarpëruar dritën në një formë spirale, inxhinierët kanë arritur të krijojnë një dimension të tretë drite që mund të mbajë informacion.

Ngjan me një shirit ADN-je dhe ky zbulim i ekipit të Min Gu është i pari që mund të transferojë informacion.

Sot shumica e shtëpive kanë akses në internet përmes rrjeteve FTTN (Fiber-to-the-Node) ku fibrat optike arrijnë deri tek kabina dhe pjesa tjetër e sinjalit transmetohet me fije bakri.

Në fillimet e veta ADSL-ja funksiononte mbi fije bakri me gjatësi 2.5km ndërsa me FTTN kjo distancë është reduktuar në 300 metra.

FTTC (Fiber-to-the-Curb) është një tjetër infrastrukturë që sjell fibrën optike deri në 30 metër larg shtëpisë ndërsa FTTP (Fiber-to-the-Premises) deri në objekt.

Gu thotë se zbulimi i tyre funksionon edhe me ato rrjete të cilat ende kanë fije bakri si në rastin e FTTN. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ribrandon dhe ridizajnon aplikacionin e detyrave

Lajmet e fundit>