Lajmet

Një telefon BlackBerry me 5G dhe tastierë në 2022

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Janar 2022
Telefoni i ri do të ketë tastierën fizike dhe teknologjinë 5G. Në epokën e smartfonëve me ekrane me palosje, një telefon me tastierë ngjan pak retro. Një telefon BlackBerry me 5G dhe tastierë në 2022

Një telefon BlackBerry është ende në plan për 2022 sipas partnerit të harduerit të kompanisë OnewardMobility.

Pas ndarjes nga TCL në 2020, BlackBerry bashkëpunoi me kompaninë Amerikane OnwardMobility për të lançuar telefonin e ri në 2021. Por pasi dështoi të përmbahej axhendës, Onward Mobility tha kësaj jave se entuziastët e BlackBerry do të kenë një telefon këtë vit.

Një prej arsyeve të kësaj shtyrje është padyshim kriza globale e çipeve por edhe dërgesave ndërsa zinxhirët e furnizimit dhe transportimit janë rënduar. Është një prej arsyeve edhe i shtyrjes së Galaxy S21 FE në mënyrë të vazhdueshme.

Telefoni i ri do të ketë tastierën fizike dhe teknologjinë 5G. Në epokën e smartfonëve me ekrane me palosje, një telefon me tastierë ngjan pak retro.

Lajmi vjen pasi javën e kaluar BlackBerry fiku serverët të cilët mbanin në funksion modelet e vjetra BlackBerry 7 deri në BlackBerry 10. Smartfoni i ri vjen pas debutimit të KeyOne dhe Key2 nga kompania Kineze TCL. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 12 mini ka qenë një zhgënjim për Apple