Harduer

Një telefon i ri po vjen nga Samsung më 23 Shtator

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2020
0
Në evenimentin e fundit prezantoi një Galaxy Note të ri, kufje të reja, orë të re, një tablet të ri dhe një paraqitje paraprake të gjeneratës së dytë të Galaxy Z Fold. Një telefon i ri po vjen nga Samsung më 23 Shtator

Sapo ka kaluar një muaj që nga aktiviteti i fundit Unpacked i Samsung dhe kompania është gati për një tjetër.

Në evenimentin e fundit prezantoi një Galaxy Note të ri, kufje të reja, orë të re, një tablet të ri dhe një paraqitje paraprake të gjeneratës së dytë të Galaxy Z Fold.

Tani Samsung tha se më 23 Shtator kompania do të mbajë një aktivitet tjetër ku do të prezantojë Galaxy S20 Fan Edition i cili prej disa kohësh ka qarkulluar në disa rrjedhje informacionesh jo-zyrtare.

Me Fan Edition kompania është përqendruar tek rikthimi i trendit të flagshipëve me kosto të ulët. Me pak fjalë S20 Fan Edition do të jetë një version i shkurtuar i flagshipit kryesor Galaxy S20.

Linja e re ngjan më një ribrandim të linjës Lite. Specifikisht presim që telefonit të ketë ekran 6.4-inç dhe bateri masive prej 4,500 mAh.

Samsung do të transmetojë aktivitetin Unpacked më 23 Shtator live në uebsajtin e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 merr përditësimin e dytë madhor për 2019