Harduer

Një telefon për muslimanët

Publikuar , 06 Dhjetor 2011
0
Një telefon për muslimanët

Duke pranuar lëshimin e telefonit ENMAC MQ3500, Anuj Kanish, i cili është themeluesi dhe CEO i TolMol.com, tha: “Ky telefon është pajisja e përkryer për njerëzit që duan në çdo kohë, në çdo vend të qasen në Kur’anin e Shenjtë – në një çmim që ata mund ta përballojnë.”

Ndërmarrja është gjithashtu duke shqyrtuar opsionin për të zhvilluar produkte të tjera duke përfshirë Islamic eBook, Pen Quran dhe modele të tjera të Kur’anit për celularë. Është treguar që telefoni ofron kohë për bisedë prej 150 minuta dhe koha për standby prej katër ditëve. Ai ka madje mundësi që të regjistrojë 1000 hyrje në telefon me historinë e thirrjeve, SMS, MMS, GPRS dhe WAP, FM Radio, Image Viewer, video lëshuesin, lëshuesin/incizuesin e zërit, ekranin  TFT LCD 2 inçë dhe kamerë.

Telefoni ka ndërfaqen në gjuhën angleze, arabe, persiane, portugeze, ruse dhe turke. Produkti është si rezultat i bashkëpunimit me ndërtuesin e prodhimeve digjitale islamike nga Malajzia, ENMAC Engineering./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Fitbit i kundërpërgjigjet Apple dhe Samsung me orën e re inteligjente

Lajmet e fundit>