Harduer

Një tjetër ditë, një tjetër foto e telefonëve Galaxy S10

Publikuar , 24 Janar 2019
0
Nga raportimet e mëhershme presim që Samsung të prezantojë të paktën tre Galaxy S10 në aktivitetin Unpacked në Shkurt. Një tjetër ditë, një tjetër foto e telefonëve Galaxy S10

Kanë ngelur vetëm një muaj nga debutimi i flagshipit të Samsung por telefonët Galaxy S10 vazhdojnë të shfaqen kudo nëpër internet.

Informacionet janë të pakta, por foto paraqesin pjesën frontale të S10 dhe S10+ dhe konfigurimin “punch-hole” të kamerave.

Gjithashtu vihet re pamja e re e Android, One UI.

Nga raportimet e mëhershme presim që Samsung të prezantojë të paktën tre Galaxy S10 në aktivitetin Unpacked në Shkurt.

Ato variojnë nga 5.8-inç deri në 6.4-inç. Ka spekulime për një model 6.7-inç 5G por asgjë më shumë.

Së fundi në këtë aktivitet pritet debutimi i telefoni me ekran me palosje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

Lajmet e fundit>