Biznes

Një tjetër emër i madh po përgatitet të lançojë një kriptomonedhë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Qershor 2019
0
Në një intervistë me gazetën Franceze Les Echos, CEO i Goldman Sachs David Solomon tha se janë duke kryer një hulumtim intensiv për konceptin e një kriptomonedhe. Një tjetër emër i madh po përgatitet të lançojë një kriptomonedhë

Gjigandi Amerikan i bankingut Goldman Sachs mund të ndjekë hapat e konkurrentit të tij JPMorgan. Banka është duke konsideruar mundësinë e lançimit të një kriptomonedhe.

Në një intervistë me gazetën Franceze Les Echos, CEO i Goldman Sachs David Solomon tha se janë duke kryer një hulumtim intensiv për konceptin e një kriptomonedhe.

Solomon shprehu besimin e tij në teknologjinë blockchain dhe potencialin që ka në realizimin e pagesave globale. Ngjahsëm me JPMorgan, Goldman Sachs beson s enjë monedhë e tij duhet të mbështetet tek paratë prej letre.

Sipas Solomon rregullimi i kriptomonedhave do të ndryshojë së shpejti. “Besoj se rregullatorët në mbarë botën po shohin se çfarë po ndodh,” tha Ai.

Ku u pyet nëse Goldman Sachs do të bashkëpunonte me Facebook për kriptomonedhën Libra, Solomon nuk dha përgjigje. “Shumë njerëz janë duke parë në këtë drejtim. Por është herë të themi se cila platformë do të shkëlqejë.”

Në lidhje me dëshirën e bankave për tju bashkuar garës së kriptomonedhave, Solomon tha se ato duan të ngelen inovative përndryshe do të shuhen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse ditët në vijim do të jenë të vështira për Bitcoin

Lajmet e fundit>