Blog

Një tjetër konferencë e rëndësishme anulohet për shkak të koronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2020
0
Aktualisht një numër vendesh në mbarë botën kanë ndaluar aktivitete dhe organizime kur përfshihen mëse 250 persona. Një tjetër konferencë e rëndësishme anulohet për shkak të koronavirusit

Maji tradicionalisht ka qenë muaji i konferencave të zhvilluesve si Facebook F8, Google I/O dhe Microsoft Build të cilat organizohen të gjitha në një periudhë 2-javore.

Por këtë vit ka për të qenë ndryshme. F8 dhe I/O janë anuluar për tu organizuar online ndërsa Microsoft ka vendosur të ndjekë turmën gjithashtu duke anuluar konferencën Build që do të mbahej më 19 deri më 21 Maj për shkak të koronavirusit.

Siguria e komunitetit tonë është prioriteti numër 1 i yni tha Microsoft. Lajmi nuk përbën surprizë dhe më tepër ishte pyetje se kur Microsoft do ta anulonte dhe pse vonoi kaq shumë.

Aktualisht një numër vendesh në mbarë botën kanë ndaluar aktivitete dhe organizime kur përfshihen mëse 250 persona. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook bëhet me logo të re

Tags >

Microsoft