Harduer

Një tjetër mini-PC me Android që kushton 55 $

Publikuar , 19 Janar 2013
0
Një tjetër mini-PC me Android që kushton 55 $

Javën e kaluar, gjatë konferencës CES (Consumer Electronics Show) në Las Vegas, u prezantua një produkt që realisht nuk pati shumë vëmendje nga mediat, deri para pak ditësh.

Ai është një tjetër shembull i asaj që mund ta quajmë “marshimin e ri të PC-ve të vegjël me Linux”, trend ky që po shihet që prej një viti tashmë. Avantazhet janë padyshim çmimi dhe madhësia.

Nga vetë krijuesi i MK802, vjen RK3066, i cili është një PC në miniaturë që kushton vetëm 55 $.

Suport për Bluetooth

Pajisja operon me Android 4.1 Jelly Bean, ka një procesor dual-core 1.6GHz Cortex A9 së bashku me 1 GB RAM, 4 GB kujtesë dhe një vend për kartë microSD.

Përfshihet WiFi b/g/n, Bluetooth, dhe suport DLNA, poashtu micro-USB, full-size USB, dhe porta HDMI (femër). Nëse e krahasojmë me MK802, ky i fundit ka një procesor single-core 1.5GHz AllWinner A10 Cortex A8 ARM, Android 4.0, dhe 512 MB kujtesë DDR3 high-capacity.

Mund ta gjeni në Amazon

RK3066 është krijuar nga Dick Chan of Timing Power dhe mund ta gjeni në faqen zyrtare të Timing Power si dhe në Amazon.com. Mos harroni se sasia është e kufizuar dhe herën e fundit që ne kontrolluam rezultonte e padisponueshme.

Për momentin PCWorld.com i ka dërguar e-mail Chan lidhur me disponueshmërinë dhe do t’ju njoftojmë nëse mësojmë diçka të re. (PCWorld Albanian)

PC

LEXO EDHE:  Arrestohet në Kanada bija e themeluesit të Huawei

Tags >

pc
Lajmet e fundit>