Lajmet

Një tjetër shenjë pse Surface po lufton për mbijetesë

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Një tjetër shenjë pse Surface po lufton për mbijetesë

Surface ishte krijuar për të qenë përgjigjja konkrete ndaj iPad-it të Apple, duke u bërë kështu një tablet me Windows që mund të plotësonte kërkesat si të përdoruesve të thjeshtë ashtu edhe të atyre që do ta përdornin për punë. Mesa duket, tashmë nuk po i përgjigjet asnjërit prej tyre.

Analisti i UBS Brent Thill vlerëson se Microsoft ka shitur vetëm 1 milion njësi Surface RT, ashtu siç raportohet nga Business Insider. Analisti kishte parashikuar më parë se shitjet do të kishin qenë rreth 2 milionë gjatë tremujorit të fundit.

Për ta krahasuar me iPad-in e Apple, shifrat e këtij të fundit arrijnë deri në 20 milionë njësi në tre muajt e fundit.

Kjo është shenja e parë që Surface nuk po ecën edhe aq mirë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se Microsoft-i po e shet tabletin vetëm në dyqanet e veta zyrtare dhe jo në shitësit e tjerë.

Javën e kaluar, Samsung u shpreh se po planifikon lançimin e tabletit të vet me Windows RT – të njëjtin sistem operativ me të cilin funksionon Surface, duke shtuar gjithashtu se nuk kishin mundur dot ta mbanin çmimin fillestar me të cilin kishin planifikuar fillimisht.

Megjithatë, vetë Steve Ballmer, në një deklaratë gjatë muajit nëntor, u shpreh se shitjet në atë kohë kishin qenë modeste, edhe pse më vonë kompania e përgenjëstroi këtë fakt duke thënë se Ballmer i referohej prodhimit dhe shpërndarjes së tabletit, jo shitjeve. (PCWorld Albanian)

Surface

LEXO EDHE:  Surface i ardhshëm vjen edhe në ngjyrë të zezë

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>