Lajmet

Një tjetër startup nga Kosova në shënjestër të investitorëve të huaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Maj 2019
0
Themelueset, motrat Arta dhe Fiona Shehu, kanë filluar Labboxin në 2018 në klasat e Akademisë jCoders. Me ndihmën e ekipit të tyre, si dhe me mbi mijëra orë të testimit të komponentëve të ndryshme dhe planprogrameve me nxënësit e vet, lindi Labbox. Një tjetër startup nga Kosova në shënjestër të investitorëve të huaj

South Central Ventures ka shtuar Startupin e teknologjisë edukative Labbox në portfolion e tyre. Startupi kosovar ka mbyllur një investim fillestar i cili ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që të sjellë produktet e tyre unike për teknologji (STEM) në treg. Produktet e Labboxit ofrojnë eksperiencë zbavitëse edukative, të bazuar në planprogram vetanak, e cila i lejon fëmijët të mësojnë për teknologjinë duke kaluar nëpër sfida të cilat vijnë në formë të Box-ave. Ky është investimi i parë i SCV’s në një startup të bazuar në Kosovë, i cili do të mundësoje prodhimin e parë të produkteve të Labboxit në tregun tonë.

Labbox zgjidh një problem shumë të rëndësishëm i cili prek mënyrën si fëmijët mësojnë për teknologji. Qëllimi I Labboxit është qe te ndërrojë qasjen ndaj teknologjisë e cila nis me frikën nga gabimet, drejte nxitjes se eksperimentimit. Aq me tepër produkti është I tille qe I mëson dhe inkurajon fëmijët te mësojnë prej gabimeve te tyre. Qasja e re e Labboxit sjell mësimin nga tregimet kreative te cilat nxisin fëmijët te provojnë dhe te gjejnë zgjidhje për sfidat ne mënyre te pavarur, qasje kjo e cila qëllimisht është larguar nga instruksionet ‘hap pas hapi’ te cilat shpesh janë te përdoruara.

Për ta bërë teknologjinë dhe konceptet e saj më të kapshme për fëmijët, Labboxi ka dizajn hardware i cili jep informacion fëmijëve përmes një gjuhe të ngjyrave, gjuhë kjo e cila i udhëzon gjatë përdorimit të produkteve. Qasja unike ndaj mësimit të cilën e ka implementuar Labbox, ka tërhequr vëmendjen e shumë edukatorëve nëpër bote, si dhe është pilotuar në disa shkolla publike në Kosovë.

Kujtojmë që Labboxi ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Londër në vitin e kaluar, finalist në SLUSH – njërin nga eventet më të mëdha botërore i startupeve, në Helsinki, si dhe është ekip virtualisht i inkubuar ne ICK.

LEXO EDHE:  Internet Archive do të ruajë përmbajtjet e Google+ edhe pas mbylljes më 2 Prill

Themelueset, motrat Arta dhe Fiona Shehu, kanë filluar Labboxin në 2018 në klasat e Akademisë jCoders. Me ndihmën e ekipit të tyre, si dhe me mbi mijëra orë të testimit të komponentëve të ndryshme dhe planprogrameve me nxënësit e vet, lindi Labbox.

Sot Labboxi përbehet nga një ekip i personave me shkathtësi të theksuara në elektronikë, programim dhe edukatorë te certifikuar në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Kjo ekipë është e vetmja ne rajon e cila gjithashtu ka fituar certifikimin STEM nga AdvancEd, Agjencia më e madhe e akreditimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si shpenzojnë kohën fëmijët tonë me teknologjinë, e definon edhe qasjen, edhe konceptet e tyre përballe teknologjisë në të ardhmen. Labbox jo vetëm qe ofron eksperiencën e nevojshme për të mësuar dhe krijuar në teknologji, gjithashtu lëviz qasjen nga frika prej gabimeve drejtë asaj e cila shfrytëzon gabimet për të mësuar. Kjo mënyrë e të menduarit ndërton një gjeneratë të individëve që zgjedhin probleme dhe kanë koincidencën të gjejnë zgjidhje të ndryshme për problemet e kohës sonë” – tha Arta Shehu Zaimi, CEO dhe themeluese e LabBox.

Tatjana Zabasu Mikuž, SCV Managing Partner, shton: “Unë jam gjithmonë në kërkim të themelueseve të cilët me inspirojnë, me njohuri të gjerë, të cilët po adresojnë sfidat e botës së sotme. Të kem mundësi të punoj me një ekip kreativ dhe të aftë i cili ka për mision të përgatit fëmijët për sfidat e së ardhmes, është jashtëzakonisht entuziazmuese dhe jam shumë e lumtur që jemi duke i përkrahur në këtë mision.

Për South Central Ventures

Me zyre ne BeograD, Zagreb dhe Shkup, South Central Ventures (SCV), përmes Enterprise Innovation Fund (ENIF), është i fokusuar në kompani teknologjie në Ballkanin perëndimor. Fondi €40m është i dedikuar fillimisht për startupe në faza fillestare dhe në investime që nxisin rritje. Në xhepin e fondit për investime fillestare, €1,5 milionë janë të alokuara për investime deri në 100 mijë euro për kompani. Pjesa më e madhe e fondit është e alokuar për startupet ne fazat fillestare dhe ne ato ne rrije deri ne 3 milion për kompani. Këto investime kane përcëllim të shtyjnë përpara zgjerimet ndërkombëtare të bizneseve dhe rritjen e kompanive më të mira në teknologji të cilat janë në gjendje të tregojnë tërheqje dhe dëshmojnë që kanë potencial për t’u ‘bërë të mëdha’. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi Mi Mix 3 do të ketë një procesor Snapdragon dhe një ekran 6.4-inç

Tags >

Labbox
Lajmet e fundit>