Harduer

Një variant i ri PlayStation 5 mund të vijë në 2023

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Nëntor 2022
Fokusi do të jetë tek reduktimi i madhësisë dhe peshës duke ulur jo vetëm kostot e prodhimit por edhe të dërgesave. Me shumë mundësi të zëvendësojë plotësisht modelin aktual PS5. Një variant i ri PlayStation 5 mund të vijë në 2023

Një raport i ri sugjeron se pavarësisht vështirësive që Sony ka me përballimin e kërkesës për PS5, një variant i ri mund të jetë duke ardhur.

Quhet PS5 Slim dhe sipas raportit ky version i ri do të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm. Informacion vjen nga The Leak, një ka një rekord të gjatë informacionesh dhe raportimesh të sakta.

Megjithatë përflitet se ky variant jo medoemos do të quhet PS5 Slim. Do të ketë një dizajn më të hollë, të funksionojë në temperatura më të ulëta dhe të ketë voltazh më të ulët.

Fokusi do të jetë tek reduktimi i madhësisë dhe peshës duke ulur jo vetëm kostot e prodhimit por edhe të dërgesave. Me shumë mundësi të zëvendësojë plotësisht modelin aktual PS5.

Prodhimi mendohet të nisë në tre mujorin e dytë të 2023 dhe të dalë në shitje në tre mujorin e tretë sipas raportit.

Afatet bëjnë kuptim duke qenë se PS4 mbërriti në 2013-ën dhe PS4 Pro, një rifreskim i konsolës, erdhi në 2016. PS5 u lançuar në 2020 dhe nëse ky raportim duhet besuar atëherë kemi të bëjmë me një rifreskim të pritshëm të gjeneratës më të fundit.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony ndjek hapin e Microsoft, reklamat edhe në lojërat e PlayStation