Blog

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në selinë e YouTube

Apr 4 2018
0 Shpërndarje
Todd Sherman, një nga menaxherët në YouTube. përshkroi në twitter vrapin e njerzve duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për tërmet para se t'i thoshin se dikush po qëllonte me armë. Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat në selinë e YouTube

Një grua hapi zjarr të martën në selinë e YouTube, afër San Franciscos duke plagosur të paktën tre persona para se të vetëvritej.

Policia nuk dha më shumë informata rreth të dyshuarës dhe nuk spekuloi për motivet e mundshme të sulmit në zyrat e YouTube, që janë pronë e Alphabet Inc’s Google.

“E kemi gjetur viktimën femër me plagë të vetë shkaktuara”, tha shefi i policisë në San Bruno, Ed Barberini, në një konferencë me gazetarë, duke përshkruar personin që polica beson se ishte sulmuesja.

Një nga të plagosurat e moshës 36 vjeçare është në rrezik jete, një tjetër 32 vjeçare është me plagë të rënda, ndërsa një 27 vjeçare ne gjendje të mirë. Autoritetet nuk dhanë emrat e të plagosurave.

Todd Sherman, një nga menaxherët në YouTube përshkroi në Twitter vrapin e njerëzve duke menduar fillimisht se bëhej fjalë për tërmet para se t’i thoshin se dikush po qëllonte me armë.

Google tha se po bashkërendohej me autoritetet lokale.

Një stacion lokal televiziv shfaqi pamjet e punonjësve në YouTube derisa po dilnin jashtë ndërtesës me duart lartë.

Muajin e kaluar, YouTube shpalli se do të ndalojë përmbajtjet që nxisin shitjen e armeve dhe pajisjeve sikurse edhe videot që mësojnë prodhimin e tyre. /VOA

Lajmet e fundit>