Lajmet

Një vendim gjykata mund të vërë në rrezik biznesin dyqanit të aplikacioneve të Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2021
Koalicioni App Fairness pjesë e të cilët janë 60 kompani përfshirë Epic, lavdëruan vendimin. Një vendim gjykata mund të vërë në rrezik biznesin dyqanit të aplikacioneve të Apple

Një gjykatë federale në SHBA urdhëroi Apple që të hapë dyqanin e aplikacioneve App Store ndaj formave alternative të pagesave duke i dhënë një goditje kompanisë që mund të nisë një prej ndryshimeve më radikale në platformë që nga krijimi i saj më shumë se një dekadë më parë.

Trupi gjykues i cili po shqyrton ankesën e Epic Games nga prodhuesit të iPhone, tha se sjellja e Apple ishte e ngjashme me sjellje monopolistike duke penguar zhvilluesit të ofrojnë forma alternative pagesash siç mund të jenë sistemet e tyre.

Koalicioni App Fairness pjesë e të cilët janë 60 kompani përfshirë Epic, lavdëruan vendimin. Në Shtator i njëjti trup gjykues kishte vendosur në favor të Apple duke i mohuar 10 akuzat e Epic se kompania operonte një monopol.

Asokohe Apple e quajti vendimin një fitore të madhe. Por kompania apeloi një prej vendimeve që thoshte se Apple duhet të lejojë zhvilluesit të dërgojnë përdoruesit në burime të jashtme pagesash.

Gjykata tha se pretendimet e Apple se një vendim i tillë do të shkaktonte dëme të pariparueshme për Apple dhe konsumatorët ishte i pabazë dhe i ekzagjeruar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfoni 6 vjeçar i Apple do të marrë iOS 15