Lajmet

Një version i hershëm i Cortana shfaqet në Windows 10

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Një version i hershëm i Cortana shfaqet në Windows 10

cortana-windows-10-early-build-100534204-largePërmes spekulimeve, e kemi ditur më parë që asistenti dixhital i Microsoft, Cortana, do të mund të shfaqej në versionin e ardhshëm të sistemit operativ për desktop Windows 10. Tashmë një video është shfaqur për ta provuar këtë fakt. WinBeta ka arritur të sigurojë kodin ose të Cortana ose të një ndërtimi të hershëm të sistemit operativ me asistenti dixhital të implementuar. Ngaqë asistenti dixhital akoma nuk është i lidhur me shërbimet cloud, Cortana shfaq një mesazh gabimi kur bëhet fjalë për kryerjen e funksioneve për të cilat ajo njihet mjaft mirë. Gjithashtu ndërfaqja e Cortana duket e papërpunuar në këtë version, por që në lëshimin final besojmë se do të jetë më tërheqëse.

Uebsitet gjermane nga fillimi i këtij viti kanë parashikuar se Cortana mund të ishte pjesë e Windows 9 (tashmë quajtur Windows 10). Ashtu siç edhe videoja tregon, Cortana mund të performojë disa detyra bazike. Aktualisht është në gjendje të programojë një takim, të bëjë thirrje në Skype, të kontrollojë kalendarin, të planifikojë një përkujtues bazuar në vendndodhje, të tregojë drejtime, si dhe të aktivizojë alarme. Disa veçori funksionojnë mjaft mirë.

Sipas zëdhënëses së ZDNet, Mary Jo Foley, Microsoft ka në plane të zëvendësojë versionin e Vëzhgimit Teknik të Windows 10 me Vëzhgimin e Përdoruesit (Consumer Preview) në muajin janar ku dhe mendohet se kompania do të zbulojë Cortana-n dhe eksperiencën “Continuum”. Nga ana e Microsoft, shefi i operacioneve Kevin Turner tha se një model Windows 10 Biznes do të jetë i disponueshëm në 2015.

Pse është kaq e rëndësishme?

Aktualisht, Cortana është po aq e rëndësishme sa edhe versioni në smartfonët tanë. Që kur ju keni dëgjuar dikë ti flasë kompjuterit përmes veçorisë së njohjes së zërit? Gjithsesi, Microsoft ka për qëllim që bëjë Cortana asistentin dixhital më të mirë në një kompjuter duke ofruar shumë më tepër sesa Google Now dhe Apple Siri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Defekte të reja sigurie mund të prekin të gjitha versionet e Windows, miliona përdorues në rrezik

Lajmet e fundit>