Lajmet

Një vështrim i detajuar për smartfonin HTC Desire X

Publikuar , 12 Nëntor 2012
0
Një vështrim i detajuar për smartfonin HTC Desire X

Galeria dhe video reproduksioni

HTC Desire X vjen me galerinë e fotografive të cilat mundësojnë klasifikimin e përmbajtjes nëpër albume dhe shfaq të gjitha datotekat në pajisje, pa marrë parasysh lokacionin e tyre. Në brendësi të galerisë ekziston mundësia e sinkronizimit të përmbajtjes me shërbimet online siç janë Flickr, Picasa, SkyDrive dhe Dropbox dhe me atë të Facebook, për të cilën pajisja do të krijojë albume të veçanta.

Secilën foto ju mund ta dërgoni përmes MMS, e-mail-it apo ta shpërndani në rrjetet tjera të përmendura më lartë. Nëse në fotografitë ekziston geo shenja, galeria mund të shfaqë edhe hartën me lokacionet në të cilat fotografitë janë regjistruar.

Vështrim i përgjithshëm i Samsung Galaxy S III

Video reproduksioni zhvillohet nga galeria, pra nuk ka ndonjë aplikacion të veçantë e cila do të prezantonte video player-in. Janë të mbështetur edhe formatet .mp4 dhe .3gp, përderisa mbështetja për formatin .avi është e kushtëzuar me kodeksat të shfrytëzuar në secilën video. Desire X disa DivX të caktuar i lëshon pa problem, përderisa disa të tjerë nuk i njeh fare.

Duke ditur që ekrani prej 4,0 inç është kufiri për shikim të këndshëm të filmave cilësia e shfaqjes është e kënaqshme dhe do të kënaqë nevojat për përdorim të rastit.

Music player

Në përputhje me tradicionin, HTC Desire X vjen me teknologjinë të quajtur Beats Audio për përmirësim të përvojës së muzikës dhe në përgjithësi të zërit, kurse aplikacioni Music Player është dizajnuar nga ana e HTC-së dhe në shumë aspekte ndryshon nga konkurrenca sepse përmes manipulimit të muzikës në vetë pajisjen sjellë edhe aplikacione për shërbimet online të muzikës dhe radio në internet.

LEXO EDHE:  Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset

Music player në punën e reproduksionit të këngëve të ngarkuara në pajisje është mjaft e thjeshtë. Ofron mundësinë e zakonshme të shikimit të titujve, albumeve, artistëve dhe zhanreve, e po ashtu mundëson edhe krijimin e playlistës. Që prej kur HTC ka integruar në pajisjen e saj teknologjinë Beats Ausio, cilësia e zërit është e shkëlqyeshme, të paktën në suaza të smartfonëve. Kufjet të cilat vijnë me këtë telefon ju sjellin atmosferë të kënaqshme, kurse prej zëruesit të jashtëm mos pritni shumë.

Kamera

HTC Desire X vjen më kamerë 5 mega pikselë dhe shkrepësin LED. Për dallim nga shumica tjetër e pajisjeve Android, HTC kamerën e vet e ka përgatitur me softuerin i cili në një ndërfaqe përmban fotografimin dhe regjistrimin e videove.

Vështrim: Çfarë dobie ka një kamera e mirë tek celularët?

Kjo është gjë e mirë në situatën kur ju jeni duke regjistruar video dhe dëshironi të bëni fotografi. Është mundësuar edhe shkrepja e vazhdueshme (burst mode), kurse nga aplikacionet tjera vlen të përmendet edhe autofokusin, rregullimin e ekspozimit dhe ndjeshmërinë ISO, vetë shkrepësin, etiketimin gjeografik dhe detektimin e fytyrës.

Shkrepësi është goxha i shpejtë, e nëse dëshironi të bëni disa fotografi të njëpasnjëshme, vetëm mbani gishtin në shkrepësin virtual.

Vështrim: Kamera e Nokia 808 PureView

Cilësia e fotografive të bëra në dritën e ditës në shumicën e rasteve është e mrekullueshme, kurse në ambient të mbyllur humb mprehtësia. Në vazhdim mund ti shini fotografitë e regjistruara në ambientin e hapur, atë të mbyllur dhe në errësirë të plotë më ndihmën e shkrepësit.

Pavarësisht se ka procesor dybërthamësh, HTC Desire X regjistron video klipet në rezolucion maksimum prej 800 x 480. Është e mundur të zgjidhet një rezolucion më i vogël si 640 x 480, 320 x 240 dhe 176 x 144. Është paksa e çuditshme që pajisja me procesor dybërthamësh nuk e ka mundësinë e regjistrimit të videove në rezolucionin HD, sepse konkurrenca me këtë lloj hardueri ofron, jo vetëm regjistrim në 720p, por edhe në rezolucionin 1080p. Sido që të jetë, cilësia e videos është në kornizat e rezolucionit të kënaqshëm, por nuk duhet të presim që shfaqja e regjistrimit në monitorët HD të ju pushtojë tepër.

LEXO EDHE:  Sektori i internetit kontribuon 2.1 miliard dollarë në ekonominë e SHBA

Bateria

Në këtë segment nuk ka surpriza. Në kushtet kur pajisja ka lidhje të përhershme me internetin, ndriçim të ekranit 100%, sinkronizim aktiv të një e-maili, Google talk aktiv dhe aplikacionin Facebook dhe me shfrytëzim të mençur të të gjitha burimeve, bateria e integruar me kapacitet 1650 mAH pa problem do të zgjasë tërë ditën.

Përfundimi

HTC Desire X me dëshirë do ta quanim pasuesin e vërtetë të Desire-it të parë sepse me dizajnin jashtëzakonisht na kujton atë. Megjithatë, Desire X është i hollë, elegant dhe i lehtë dhe si i tillë pronarit të tij nuk do ti paraqes ngarkesë në asnjë çast. Ekrani 4,0 inç do të jetë i mjaftueshëm për shumicën e punëve, por për shikimin e këndshëm të filmave paraqet një limit më të ulët. Performancat e përgjithshme janë solide dhe i përgjigjen klasës së çmimit. Duhet të ceket playeri i mrekullueshëm i muzikës dhe cilësia e zërit për të cilën ka meritë teknologjia Beats audio.

Kamera për fat të keq nuk i ka përmbushur pritjet, konkretisht në segmentin e regjistrimit të videove, përderisa cilësia e fotografive do ti kënaq shumicën e përdoruesve që nuk kërkojnë shumë. Si konkurrent direkt mund të përmendim Samsung Galaxy S Advance dhe Sony Xperia P, të cilët po ashtu vijnë me procesorët dybërthamësh dhe diagonalen e njëjtë të ekranit, por për krahasim më cilësor duhet të presim çmimet. (PCWorld Albanian)

Vështrim: Sony Xperia S

Tags >

HTC