Blog

Një vezë thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram

Publikuar , 15 Janar 2019
0
Një llogari në Instagram me emrin “World Record Egg” postoi një foto të një veze e cila tashmë është fotoja më e pëlqyer e rrjetit social. Një vezë thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram

Një histori e padëgjuar më parë është ajo e një veze e cila la gjurmë. Disa mendje të ndritura kanë vendosur të shfrytëzojnë absurditetin e kohëve moderne në Instagram.

Një llogari në Instagram me emrin “World Record Egg” postoi një foto të një veze e cila tashmë është fotoja më e pëlqyer e rrjetit social.

Rekordi përpara se të publikohej kjo foto ishte 18 milion pëlqime në një foto të Kylie Jenner.

Aktualisht veza ka marrë 41.6 milion pëlqime dhe në përshkrimin e saj thuhet: “Le të vendosim një rekord së bashku duke thyer rekordin që mbahet nga Kylie Jenner.”

Ngjarja u bë lajm edhe nga mediat prestigjioze si Nju Jork Times. Krijuesit e llogarive thonë se rekordi në Instagram është vetëm fillimi i një projekti më të madh.

Aktualisht një garë ka nisur për të marrë 5.3 milion cicërima dhe thyer rekordin e këtij të fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush janë rrjetet sociale që përdoren më të shumti nga njerëzit e famshëm

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>