Harduer

Një video e Huawei P30 Pro zbulon katër kamerat e pasme dhe 5G-në

Publikuar , 31 Dhjetor 2018
0
Pamja ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me P20 Pro me një “notch” minimal në pjesën ballore ku zë vend një kamër e vetme selfie. Një video e Huawei P30 Pro zbulon katër kamerat e pasme dhe 5G-në

Huawei P30 do të jetë flagshipi i parë i kompanisë për vitin e ardhshëm dhe sapo është shfaqur në formën finale të dizajnit falë një videoja e cila fokuson 5G dhe katër kamerat e pasme.

Pasardhësit i P20 Pro dhe Mate 20 Pro vjen me një harduer serioz për të parakaluar dy të parët në performancën.

Duke gjykuar nga ky koncept, Huawei P30 Pro do të përmbushte të gjitha pritshmëritë e larta.

Pamja ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me P20 Pro me një “notch” minimal në pjesën ballore ku zë vend një kamër e vetme selfie.

Në pjesën e pasme ushtria e sensorëve prej katër të tillë janë rreshtuar vertikalisht dhe ngjitur me to është drita LED.

Çdo gjë fuqizohet nga procesori i fundit Kirin 985 i cili jo vetëm që është super i fuqishëm por ka edhe konektivitet 5G.

Duke folur për shpejtësinë thuhet se telefoni do të ketë 8GB RAM. Ai do të debutojë mes fundit të Janarit dhe fillimit të Shkurtët për ti vjedhur sadopak shkëlqimin Galaxy S10-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google dhe Facebook akuzohen nga Rusia për ndërhyrje në zgjedhje

Lajmet e fundit>