Harduer

Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Shkurt 2019
0
Kjo është një video koncept dhe Apple ka aplikuar për dhjetëra patenta të cilat nuk janë materializuar asnjëherë prandaj nuk është ide e mirë tu besojmë aq shumë. Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

A janë telefonët me ekran që palosen e ardhmja? Edhe pse skeptikët janë të shumtë, Samsung mendon kështu. Kompania prezantoi zyrtarisht telefonin e spekuluar me ekran që paloset, një pajisje që e quan Galaxy Fold.

Ekrani është 7.3-inç kur është i hapur dhe 4.6-inç i palosur. Pajisja është padyshim intriguese megjithatë mbetet për tu parë sesi telefoni do të pritet nëse do të shndërrohet në trend apo thjeshtë një tjetër novele.

Nga ana tjetër ka ngjallur kritika në drejtim të Apple të cilën e konsiderojnë të mërzitshme. Megjithatë edhe gjigandi i iPhone gjithashtu ka publikuar patenta të dizajneve të iPhone që palosen.

Gjithashtu analisti i Bankës së Amerikës tha se Apple prej kohësh ka punuar një iPhone me ekran me palosje që mund të prezantohet në 2020-ën.

Por Apple ka aplikuar për dhjetëra patenta të cilat nuk janë materializuar asnjëherë prandaj nuk është ide e mirë tu besojmë aq shumë.

Ajo që nga mbetet është të aludojmë dhe këtë ka bërë një sajt i cili ka publikuar një video koncept ku shfaqet iPhone me palosje. Paraqitja e dizajnit duket fantastike dhe nuk është aq ambicioze sa të mos duket realistike.

Për më tepër ju ftojmë të shikoni video konceptin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple merr vendimin e papritur për iPhone

Lajmet e fundit>