Harduer

Një video promocionale konfirmon çdo gjë që dimë rreth Galaxy S10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shkurt 2019
0
Nesër pritet që Samsung të prezantojë të paktën tre smartfonë në aktivitetin Unpacked përfshirë edhe telefonin me ekran që paloset. Një video promocionale konfirmon çdo gjë që dimë rreth Galaxy S10

Kush ka nevojë për raportime kur Samsung i zbulon vetë detajet e Galaxy S10-ës? Nesër kompania do të mbajë një aktivitet ku gjigandi Korean i teknologjisë do të prezantojë Galaxy S10.

Megjithatë kompanisë i ka shpëtuar një tjetër paraqitje e kufjeve wireless Galaxy Buds dhe Galaxy S10.

Nëse në fillim të javës ishin fotot në aplikacionin Galaxy Watch që hodhën dritë mbi produktet këtë herë është një video e plotë publikuar në një kanal televiziv në Norvegji.

Një përdorues ka ngarkuar në YouTube një video promocionale 30 sekondëshe. Videoja ofron një paraqitje të afërt të Galaxy S10-ës duke konfirmuar çdo spekulim e raportim të mëhershëm si kamera nën ekran “punch-hole”, skaneri i shenjave të gishtërinjve nën ekran, tre kamera të pasme dhe karikimin wireless të kufjeve nga vetë telefoni.

Reklama është në gjuhën Norvegjeze por është videoja ajo që flet në detaje.

Kufjet wireless shfaqen drejt fundit të videos vendosur në një kasë të bardhë karikimi. Klipi gjithashtu tregon sesi mund ti karikoni duke i vendosur në kapakun e pasëm të Galaxy S10.

Nesër pritet që Samsung të prezantojë të paktën tre smartfonë në aktivitetin Unpacked përfshirë edhe telefonin me ekran që paloset. Gjithashtu ka shanse që të prezantohet edhe ora inteligjente Galaxy Sport. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Minecraft arrin në 91 milion lojtarë aktivë

Lajmet e fundit>