Banka Qendrore Kineze paralajmëroi investitorët ditën e Marte rreth rrezikut që u kanoset me Ofertat Fillestare të Monedhave dhe monedhat kriptografike në tërësi.
Një vit më parë Kina mori një sërë masash kundër tregut të kriptomonedhave duke mbyllur bursa e ICO.
“Adoptimi i monedhave kriptografike ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë së bashku me volumin e transaksioneve. Kështu në mënyrë efektive është shmangur një flluskë financiare e fryrë nga çmimet në rritje të monedhave kriptografike në gjysmën e dytë të 2017-ës,” shprehej Banka Qendrore në një deklaratë publike.
Edhe pse Kina ka fituar luftën e brendshme, sipas raportimeve, autoritetet tashmë kanë shënjestruar bursa “offshore” duke bllokuar adresat IP.
Gjigantët e teknologjisë pas platformave online si Baidu, Tencent dhe Alibaba kanë censuruar të gjithë monedhat kriptografike. /CryptoWorld.al