Blog

Një zbulimi i ri hap rrugën drejt internetit wireless super të shpejtë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Prill 2019
0
Lajmi vjen pak kohë pas një tjetër zbulimi të laboratorit i cili arriti të përdorte rreze infra të kuqe për të gjeneruar valë në gjatësi terahertz të afta për të transportuar të dhëna dhe në shpejtësi qindra herë më të lartë sesa pajisjet Wi-Fi të ditëve të sotme. Një zbulimi i ri hap rrugën drejt internetit wireless super të shpejtë

Hulumtuesit pranë Shkollës së Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara në Universitetit të Harvardit, kanë zhvilluar një metodë për të transmetuar valë radio përmes një semikonduktori prej lazeri.

Zbulimi i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences përbën një avancim të madh në lazerët konvencionalë të cilët aktualisht mund të emëtonin dritëve në vetëm një frekuencë.

Me gjetjet e reja është e mundur që lazerët të përdoren për të emetuar mikrovalë, për ti moduluar dhe pranuar sinjale të jashtme radio. Si rezultat hapet një mundësi e re për Wi-Fi të shpejtësisë shumë të lartë.

Lajmi vjen pak kohë pas një tjetër zbulimi të laboratorit i cili arriti të përdorte rreze infra të kuqe për të gjeneruar valë në gjatësi terahertz të afta për të transportuar të dhëna dhe në shpejtësi qindra herë më të lartë sesa pajisjet Wi-Fi të ditëve të sotme.

Një antenë e ngjashme me veshin e një lepuri mund të marrë informacionin e transmetuar nga lazeri dhe ta dëshifrojë atë. Prej mëse një dekade Harvardi ka eksperimentuar me lazerëz terahertz. Megjithatë përdorimi i tyre në jetën e përditshme është ende vite larg.

Megjithatë është një zbulim se lazerët mund të përdoren si opsion për të transferuar të dhëna dhe Facebook e Google kanë eksperimentuar me ofrimin e internetit të shpejtësisë së lartë në rajone të vështira përmes lazerëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fiskalizimi, bizneset ende nuk janë gati për tu përshtatur me aplikacionin e ri

Lajmet e fundit>